Kontrata Kolektive për Arsim, Ymeri: E veçanta e kësaj është paga e 13-të

Kontrata Kolektive për Arsim, Ymeri: E veçanta e kësaj është paga e 13-të

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pas një takimi me përfaqësuesit e SBASHK-ut, të kryesuar nga Rrahman Jasharaj, ka bërë të ditur se janë dakorduar të gjitha çështjet në kuadër të Kontratës Kolektive për arsim.

Nënkryetari i SBASHK, Ymer Ymeri, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë se e veçanta e kësaj kontrate është paga e 13-të për punonjësit në fushën e arsimit.

“E veçanta e kësaj kontrate kolektive është paga e 13-të ose shpërblimi i fundvitit. Paga e 13-të ndërlidhët me performancën e punonjësve të arsimit”.

“Negociatat për nënshkrimin e kësaj kontratë ne i kemi filluar para më tepër se dy muajve. Më 18 dhjetor 2020 ne iu kemi drejtuar ministrit ku i kemi treguar se ne i kemi arritur të gjitha mospajtimet”.

“Kjo kontratë nuk ndërlidhet me fushatë zgjedhore, por edhe nëse ndërlidhet kjo është në të mirën e punëtorëve të arsimit që ne i përfaqësojmë”.