Gjilani triumfon edhe në miqësoren e sotme
BKT
Sport

Gjilani triumfon edhe në miqësoren e sotme

Skuadra e Gjilanit sot zhvilloi ndeshje testuese, ku për kundërshtar kishte skuadrën nga Tuzi, FC Deçiq, ndeshje të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në përballje e realizoi futbollisti Gerhard Progni.

Ishte kjo një mundësi e mirë e kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli, për ta analizuar formën e skuadrës gjatë këtyre përgatitjeve, ku vlen të ceket se futbollistët po punojnë me ritme mjaft të larta për ta arritur formën optimale para fillimit të pjesës së dytë kampionale.