LVV, AAK dhe Nisma nuk i kanë zëvendësuar kandidatët në lista

LVV, AAK dhe Nisma nuk i kanë zëvendësuar kandidatët në lista

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate nuk i kanë zëvendësuar ende kandidatët për të cilët është vërtetuar nga KGJK-ja që në tri vjetët e fundit kanë probleme me ligjin.

Këtë lajm e bëri drejtori i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, Yll Buleshkaj, në mbledhjen e KQZ-së ku po diskutohet për certifikimin ose jo të partive politike dhe listat e kandidatëve për deputetë.


MË SHUME NGA Aktuale