Numër rekord vdekjesh gjatë 2020-tës nga pandemia

Numër rekord vdekjesh gjatë 2020-tës nga pandemia

Rreth një vit tashmë e mbërthyer nga pandemia, Shqipëria ka regjistruar shifra rekord të vdekjeve gjatë vitit 2020 .

Të dhënat e Gjendjes Civile të siguruara nga Monitor raportojnë se gjatë vitit që lamë në vend kanë humbur jetën  28 mijë persona.

Nëse bëjmë një krahasim të  kësaj shifre me vitin 2019 rezulton se  në vend ka pasur 6 mijë vdekje më shumë ose e përkthyer në përqindje rreth 28%.

Këto të dhëna tregojnë nivelin më të lartë të humbjeve të jetës që raportohen që prej vitit 1990.

Numri i personave që kanë humbur jetën gjatë vitit të pandemisë është i lartë edhe nëse marrim një mesatare vjetore të viteve të fundit, ku numri i personave që kanë ndërruar jetë brenda një viti vijon nga 20- 22 mijë.