Ndërron jetë ish-sulmuesi Luton Shelton
BKT
Sport

Ndërron jetë ish-sulmuesi Luton Shelton

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje.

Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e cila i mori edhe jetën.

Xhamajkani në të kaluarën e tij ka luajtur në kampionate të rëndësishme si ai turk, suedez apo edhe norvegjez, teksa arritjen më të madhe e kishte në sezonin 2007-2008, kur ishte pjesë e Shefild United në Angli.

Shelton ndërroi jetë në vendin e tij të lindjes në Xhamajka, duke u larguar kështu nga kjo jetë në një moshë shumë të re.