“Fiksimi” i vjetër i Solskjaer, trajneri i United s’heq dorë nga Koulibaly

“Fiksimi” i vjetër i Solskjaer, trajneri i United s’heq dorë nga Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, vazhdon të jetë një nga emrat më të lakuar në merkato.

Senegalezi vazhdon të jetë objektivi kryesor i Manchester United dhe sipas raportimit të “Marca”, shumë shpejt pritet një ofertë zyrtare për lojtarin nga “Djajtë e Kuq”.

Ole Gunnar Solskjaer është prej kohësh një admirues i 29-vjeçarit dhe shikon tek ai përforcimin e duhur për prapavijën e tij. Nëse ky transferim nuk realizohet në merkaton e janarit, atëherë United do të lëvizë të gjithë gurët që Koulibaly të jetë në “Old Trafford” në verë.

Edhe pse trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, e konsideron si të pashitshëm qendërmbrojtësin, në rast të një ofertë të mirë do të dorëzohet.

Kalidou është një nga shtyllat e napoletanëve dhe kartoni i tij vlerësohet diku te 60 milionë euro.