Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë, është nën kontroll

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë, është nën kontroll

Situata epidemiologjike me Covid-19 në Kosovë, është nën kontroll. Ditëve të fundit ka pasur një rritje të lehtë të personave të infektuar me koronavirus, por që sipas zyrtarëve shëndetësore, kapacitetet spitalore për menaxhim janë të mjaftueshme.

Ditëve të fundit, numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë pas një periudhe të gjatë, është më i lartë sesa numri i pacientëve të shëruar. Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shënuar me 13 mars të vitit 2020.

Aktualisht,  me virusin Covid 19 në Kosovë, janë të infektuar mbi 5 mijë persona. Pikun e pandemisë, vendi jonë e ka arritur në muajt korrik e gusht të vitit të kaluar , derisa më pas, numri i të infektuarve ka shkuar duke shënuar rënie të lehtë.


Lulzim Emini, anesteziolog, njëherësh i autorizuar për menaxhimin e situatës pandemike brenda Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, tha se ndonëse është rritur numri i të hospitalizuarve, kapacitetet spitalore janë të mjaftueshme për pacientë.
Ai tutje shtoi se janë duke u përgatitur, si me staf e po ashtu edhe me kapacitete hapësinore për një fluks të ri eventual të pacientëve.
 ‘’ Tek pacientët me Covid -19, vërehet një rritje e lehtë në raport me fillimin e kësaj jave apo me fundin e javës së kaluar. Kapacitetet hapësinore me shtretër të SHSKUK janë në rritje e sipër në periudhën e fundit kohore dhe ne kemi akomoduar pacientët nëpër klinika gjegjëse të cilat janë bërë enkas për covid19’’, tha ai.
Emini tha se sa i përket  furnizimit me barna për pacientët me Covid-19,  që janë të rëndësishme për trajtimin e tyre, tashmë disa nga kontratat për furnizim janë në skadim e sipër.
‘’Ka vështirës nëgjetjen e barnave në këtë periudhë pandemie, por sidoqoftë MSH dhe SHSKUK, ka bërë përpjekje maksimale që të sigurojnë numrin më të madh të barnave më të shtrenjta për pacientët,  dhe nëse eventualisht ka nevojë të blihen barna nga vetë pacientët,  ato të jenë më të lira, në mënyrë që të kursehet buxheti i familjeve’’, tha Emini.

Aktualisht pacientët me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, Pulmologjike dhe atë të Mjekimit Qendror Intensiv të Qendrës Klinike Universitare. Spitalet rajonale, po ashtu, trajtojnë pacientët me koronavirus.

Autor: Ariana Kasapolli, Radio Kosova


MË SHUME NGA Aktuale