Di Maria vendos për të ardhmen, ja cilit gjigant evropian do t’i bashkohet
BKT
Sport

Di Maria vendos për të ardhmen, ja cilit gjigant evropian do t’i bashkohet

Angel Di Maria ka vendosur për të ardhmen e tij!

Di Maria është në vitin e fundit të kontratës me PSG dhe në fund të sezonit do të largohet nga Parisi si futbollist i lirë.

Interesimi për argjentinasin nuk ka munguar aspak dhe është raportuar për transferimin e tij në Itali.

Di Maria ka qenë i lidhur me një transferim te Juventusi, Interi dhe Milani, ndërsa sipas raportimeve të fundit, 32-vjeçari thuhet se ka bërë zgjedhjen e tij.

Portali i njohur spanjoll Don Balon, raporton se Di Maria ka vendosur që ta vazhdojë karrierën te Juventusi.

Arsyeja e zgjedhjes së tij është Cristiano Ronaldo, pasiqë Di Maria dëshiron ribashkimin me portugezin.