​Fitorja e katërt radhazi e Barcelonës

​Fitorja e katërt radhazi e Barcelonës

Lojtarët e Barcelonës mposhtën sonte Elche në ndeshjen e raundit 20 të La Ligës spanjolle me rezultat 2:0 (1:0).

Barcelona kështu arriti fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe tash renditet e treta në tabelë, me tri pikë më pak se Real dhe shtatë pikë më pak se lideri Athletic.

Ne nuk pamë asgjë në gjysmën e parë të lojës, derisa Jordi Alba kërcënoi dhe gjuajti pranë portës.

Pedri u gjend në një situatë të ngjashme dhe gjithashtu humbi rastin, ndërsa Barcelona kaloi në epërsi në minutën e 39-të. Shënues ishte Frankie de Jong.

Emiliano Rigoni kishte rastin më të mirë për Elche në lojë në minutën e 57-të, kur gjuajti nga dhjetë metra, por u mbrojt nga Ter Stegen.

Badia kishte dy mbrojtje të shkëlqyera në fund pas goditjeve të Trinka, por Barcelona arriti të sigurojë fitoren. Riki Puig tundi rrjetën në minutën e 89-të, pas asistimit nga De Jong.