Mbesat e Princeshë Dianës tregojnë kur ajo i mbrojti nga paparacët

Mbesat e Princeshë Dianës tregojnë kur ajo i mbrojti nga paparacët

Lady Amelia dhe Lady Eliza Spencer ishin vetëm 5 vjeç, kur halla e tyre humbi jetën në aksidentin tragjik, por ende e mbajnë mend lidhjen speciale që ajo kishte me fëmijët.

Dy motrat janë shfaqur në numrin e marsit të revistës ‘Tatler’, ku kanë rrëfyer se kanë jetuar në Afrikë dhe deri vonë nuk e kuptonin sa rëndësi kishte Diana për botën. Lady Eliza dhe Amelia kanë treguar se ajo kishte një lidhje të veçantë me fëmijët, duke treguar edhe një episod me të.

“Ishim në plazh me hallën. Për ne mund të kishte qenë e tmerrshme sepse na u afruan fotografët dhe po na rrethonin, por Diana e ktheu çdo gjë në një lojë dhe nuk na la të kuptonim çfarë po ndodhte. Ishte e mrekullueshme mënyra si ajo na mbrojti”, u shprehën ato.