Kida nis përgatitjet për një projekt të ri muzikor

Kida nis përgatitjet për një projekt të ri muzikor

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, duket se ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi që ka ndarë me fansat në llogarinë e saj personale, Instagram.

Ndonëse nuk ka zbuluar detaje të reja, Orhidea Latifi (emri i vërtetë) së shpejti do të sjellë një këngë për një fillim vit.

Kida (Foto: Instagram)

Kjo e pason “Drunk”, të cilën e solli në muajin dhjetor me një klip e paraqitje atraktive skenike.

Kënga për vetëm një muaj ka arritur të mbledh mbi dhjetë milionë shikime në kanalin YouTube.

Kida ndërkaq ditë më parë falënderoi fansat për përkrahje, pasi arriti shtatë vite karrierë, fillimi i së cilës ishte si pjesë e labelit “ON Records”. /Telegrafi/


MË SHUME NGA Magazina