
12:09 / 26.01.2021
Bebe Rexha në studio, shumë shpejt kënga e re
Këngëtarja ka filluar punimet për këngën e re.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha po arrin suksese të njëpasnjëshme në botën e muzikës.
Ajo së fundmi po përgatitet për këngën e re dhe këtë e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale.
Në fotografinë e fundit, ajo është shfaqur nga studioja ku po incizon këngën e re, pasi e fundit “Baby I’m Jealous”, pati shumë sukses duke arritur 45 milionë klikime brenda 3 muajve.
Bebe edhe kësaj radhe është shfaqur e thjeshtë pa grim por me stil si gjithmonë./Lajmi.net/