Basha: Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur

Basha: Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe sot ka akuzuar qeverinë me në krye kryeministrin Edi Rama se në vend që të kujdeset për njerëzit janë lidhur me mafien për të shtuar pasuritë e tyre, dhe sipas liderit demokrat çmimin e paguajnë shqiptarët.

 "Në vend që të kujdeset për njerëzit, Rama dhe marionetat e tij janë lidhur me mafian për të shtuar pasuritë e tyre, dhe çmimin e paguajnë shqiptarët". "Boll më: kupa është mbushur!" shprehet kreu i PD. Në video në rrjete sociale, Kryedemokrati sjell në vëmendje premtimet e kryeministrit për Reformën në Drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, të cilat i konsideron si premtime të pambajtura. Zoti Basha shprehet se kryeministri Rama e ka kapur sistemin e drejtësi dhe deri më sot asnjë zyrtar i lartë i denoncuar nuk është dënuar. “Nëse nuk e ndalim sot, Shqipëria nuk do të ketë drejtësi të pavarur. Me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë drejtësi të pavarur”, shprehet lideri demokrat./RTSH