Rama për vaksinën: Po negociojmë me AstraZeneca

Rama për vaksinën: Po negociojmë me AstraZeneca

Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e vaksinimit në vendin tonë, si dhe rrezikshmërinë për të mbetur pa doza për shkak të problematikave që furnizimi me doza mund të stopojë.

Rama ka pranuar që Pfizer ka pasur një problem me të gjitha vendet, teksa ka bërë me dije se negociatat me Astrazenecan po ecin mjaft mirë duke shpresuar që të finalizohen ditët në vijim.

Rama: Për ata që kanë marrë dozën e parë, vaksina është aty. Është bërë kalkulimi që mos të humbasë procesi. Pfizer ka një problem me të gjitha vendet. Italia ka kërcënuar me një proces gjyqësor, sepse janë bllokuar dozat e premtuara sipas skedulit, sepse Pfizer ka lajmëruar një stop për zgjerimin e bazës prodhuese.

Faktikisht ne jemi në kontakt pa ekzagjerim 7 herë në ditë, që ata të respektojnë kontratën me ne. Dhe që të na sjellin partinë e parë të dozave. Ne nuk jemi vetëm në dorë të Pfizer, por jemi shumë para me negociatat me Astrazeneca,shpresoj që në ditët në vijim do të jap një lajm të mirë për këtë,  por nuk mund të thuhet kurrë me saktësi se kur ndodhin gjërat, njofton oranews.

Mund të thuhet që Shqipëri nuk është mbrapa askujt dhe shqiptarëve nuk do ti mungojë kujdesi për të dalë sa më parë nga kjo flamë dhe kjo fazë kaq e vështirë e luftës me Covid, në raport me asnjë vend. Së shpejti shpresoj që të japim lajme të mira. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me PFizer dhe të lëshojë dozat si parti e parë. Unë besoj që në 10 ditët e ardhshme do të kemi stabilitet dhe qartësi për vaksinën.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare