Zayn Malik sapo zbuloi se ka bërë tatuazh emrin e vajzës Khai

Zayn Malik sapo zbuloi se ka bërë tatuazh emrin e vajzës Khai

Zayn Malik e po ashtu Gigi deri kohët e fundit kanë mbajtur sekret emrin e fëmijës së tyre, ndërsa as fytyrën nuk ia kanë zbuluar në publik, shkruan Daily Mail.

Ai u prind për herë të parë në shtator të këtij viti, së bashku me partneren Gigi Hadid.

 

25-vjeçarja e konfirmoi emrin e vajzës Khai ditë më parë, me të cilën edhe po bënë shëtitje të shumta.

Sidoqoftë kësaj, Malik në një postim në rrjetin social Instagram ka zbuluar se ka bërë tatuazh emrin e vajzës, por në gjuhën arabe.

Ndonëse nuk e ka bërë të qëllimshëm postimin, por në imazhet e ndara fansat menjëherë e vërejtën detajin.

Sidomos në rrjetin social Twitter, fansa të dyshes kanë mbushur postimet e tyre me imazhe të shkrimit të ri nga artisti.