
Zgjerohet harta e përmbytjeve në Shkodër
Zgjerohet harta e përmbytjeve në Bashkinë e Shkodrës, e cila ka hyrë në ditën e 19.
Hidrometri në Dajç shënon kuotën 6.61 metër ndërkohë që kuota maksimale është 6.30 metër.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës shënon kuotën 8.83 metër ndërkohë që kuota maksimale 8.70 metër.
Hidrometri i lumit Drin është në kuotën maksimale.
Janë shtuar prurjet në Lumin Kir gjithashtu.
Sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur në 2315 hektarë
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 metër. Gjatë ditës së djeshme fshati Obot mbeti dhe pa energji elektrike.
Rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 metër. Ndërkaq 40 shtëpi janë të rrethuara nga uji, njofton euronews.albania.
Bashkia e Shkodrës ka kërkuar nga ushtria varka, për të kaluar në rrugën e Obotit si dhe mbështetje me bazë ushqimore për gjënë e gjallë.