
08:29 / 27.01.2021
Përplaset me kamionin, humb jetën 30-vjeçari në rrugën Fier-Patos
Një aksidenti me pasojë vdekjen e një shtetasi ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patos rreth orës 06:20.
Sipas policisë, një 30-vjeç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një kamion i cili drejtohej nga një 52-vjeçar.
Përplasja ishte aq e fortë saqë 30-vjeçari ka humbur jetën.
Ndërkohë mësohet se është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /TCH/