Pasojat post Covid tek të prekurit

Pasojat post Covid tek të prekurit

Pasojat post Covid-19 janë kthyer në një problem shqetësues tek të prekurit, pasi ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre.

Për këtë është diskutuar mëngjesin e sotëm në ABC e Mëngjesit, ku mjekja neurologe Entela Basha dhe mjeku neurolog, Blerim Myftiu.

“Nuk duhet parë thjesht si një fenomen i izoluar. Nuk duhet parë se si një person që bën një sjellje të cuditshme e ka nga Covidi. Po duhet parë edhe sjellja e tij përpara Covidit. Normal që dihet që Covid të mban mbyllur 3-4 javë dhe dihet që kjo situatë është e papërballueshme”, tha Basha.

Ndërkohë, më tej ajo u ndal edhe te kujtesa duke theksuar se nuk ka ende fakte që Covid ka pasoja te kjo pjesë.

“Kujtesa është raportuar se ende nuk ka fakte, shifra të sakta që ka pasoja post Covid. Janë duke u kryer studime të shumta për të parë nëse Covidi ndikon te kujtesa. Të dhënat që tha vajza janë të pakta se të gjithëve na ndodh që të harrojmë gjëra, por për sa kohë nuk ka shifra nuk e dimë”.