Tuchel sonte debuton te Chelsea, “Djajtë e Kuq” gati të marrin kreun

Tuchel sonte debuton te Chelsea, “Djajtë e Kuq” gati të marrin kreun

Këtë mesjavë zhvillon ndeshje gjithashtu edhe Premier League dhe nga sfidat e ditës së mërkurë spikat përballja Chelsea – Wolves, që do të zhvillohet në orën 19:00, në stadiumin “Stamford Bridge”.

Londinezët me presidentin Roman Abramovic që u shtrëngua për të shkarkuar trajnerin dhe ish-lojtarin e famshëm të bluve Frank Lampard, pas 5 humbjeve në 8 ndeshjet e fundit në kampionatin anglez.

Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, klubi londinez zyrtarizoi gjerman Thomas Tuchel, i cili do të jetë në stol pikërisht ndaj “ujqve”, në debutimin e tij në Premier League.

Në mbrëmje, në orën 21:15, në “Old Trafford”, pas triumfit në derbin e famshëm të veriperëndimit ndaj Liverpoolit, në Kupën e Federatës, Manchester United nuk pritet të kenë probleme me ekipin e vendit të fundit në Premiership, Sheffeiled United.

“Djajtë e Kuq” u parakaluan me një pikë më shumë nga City në javën e fundit të fazës së parë, megjithatë ata janë brenda pritshmërive të fillimsezonit.