09:33 / 27.01.2021
Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy vetura me targa të Kosovës
Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Frangut në Rrugën e Kombit. Aty u aksidentuan dy vetura.
Si pasojë, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar në spitalin e Rrëshenit për ndihmë më të specializuar.
Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një parakalimit të gabuar të njëri prej shoferëve, raporton Ora News.
Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet.























