Firpo me një këmbë jashtë, Barça shpall dy kandidatët për ta pasuar

Firpo me një këmbë jashtë, Barça shpall dy kandidatët për ta pasuar

Në verë pritet që Junior Firpo të largohet nga Barcelona. Mungesa e minutave të dispozicion të 24-vjeçarit ka ndikuar shumë në këtë vendim të tij dhe te katalanasit janë të gatshëm ta shesin për të nxjerrë të ardhura prej tij.

Pas ikjes së spanjollit Barcelonës do i duhet të gjejë një zëvendësues për Firpon dhe mësohet se bordi drejtues ka piketuar dy emra. I pari është Jose Gaya. Valencia është në vështirë financiare dhe mund të bindet për ta lënë të lirë 25-vjeçarin.

Nga ana tjetër vetë ai dëshiron të luajë në një skuadër me më shumë pretendime dhe Barcelona i plotëson të tilla kushte. Kontrata e Gaya përfundon në verën e vitit 2023. Alternativa e dytë është Marcos Alonso. 30-vjeçari nuk është i lumtur në Londër dhe largimi deri tani është ideja më e mundshme.

Gjithsesi Chelsea ka ndërruar trajner dje, teksa në krye të skuadrës është vënë Thomas Tuchel dhe mbetet të shihet se çfarë qasje do të ketë gjermani për Alonson, i cili para se të vinte Lampard ishte kapiten i ekipit dhe një nga më të mirët.