11:00 / 27.01.2021
Basha kujton viktimat e Holokaustit
Kreu demokrat, Lulzim Basha, kujtoi viktimat e Holokaustit këtë të mërkurë.
Përmes një postimi në “Twitter”, ai tha se edhe sot është e nevojshme përballja me të keqen.
“Sot në #Holokaustremembranceday kujtojmë dhe nderojmë viktimat e holokaustit dhe gjithë brezat e humbur prej tij. Qëndresa dhe përballja me të keqen është imperative edhe sot kur fatkeqësisht fuqia e propagandës është akoma shkatërrimtare.























