11:23 / 27.01.2021
Catherine Zeta-Jones i kushton fjalë dashurie Michael Douglas
Zeta-Jones u shfaq e buzëqeshur krah aktorit.
Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas shumë herë kanë dëshmuar se lidhja e tyre funksionon për mrekulli.
Dyshja, para pak ditësh kanë ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaqën të lumtur duke shkëmbyer puthje pasionante në bregdet.
Së fundi, aktorja postoi një imazh, ku shfaqet e lumtur dorë për dore me Douglas, ndërsa nuk munguan fjalët e ëmbla për të.

“Gjithmonë e buzëqeshur me ty”, shkroi ajo sipër imazhit, në të cilin nuk munguan komentet e ndjekësve.
Michael e ripostoi foton në llogarinë e tij, teksa e shoqëroi me disa emoji zemre.























