Amanda Gorman e mendon seriozisht kandidimin për presidente në të ardhmen
BKT
Magazina

Amanda Gorman e mendon seriozisht kandidimin për presidente në të ardhmen

Gorman, 23-vjeçe, e mendon seriozisht kandidimin për presidente, pasi recitoi një poezi në inaugurimin e Joe Biden.

Amanda Gorman konfirmoi se shpreson të jetë në një tjetër inaugurim diku në të ardhmen, por si presidente duke bërë betimin e zyrës, shkruan Daily Mail.

Poetja 23-vjeçare ndau ambiciet e saj gjatë një bisede virtuale në The Ellen DeGeneres Show të martën, ku ajo pranoi se kishte ëndërruar të kandidonte për president për vite me radhë.

Gorman më parë u bë poeta më e re që mori pjesë në inauguruim të presidentit, në historinë amerikane pasi ajo recitoi poezinë e saj The Hill We Climb për të shënuar betimin e Joe Biden si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Ajo ishte fotografuar përpara një bibliotekë shtëpiake plot me libra në dukje të koordinuara me ngjyra ndërsa ajo shtoi një spërkatje ngjyrash me një veshje të stilit mozaik dhe një shirit të verdhë.

DeGeneres e diskutoi këtë temë pasi e pyeti Gorman nëse ajo ‘gjithnjë kishte dashur të ishte presidente e Shteteve të Bashkuara’.

“Kjo ishte një ëndërr që unë mendoj se erdhi në ekzistencë rreth klasës së 6-të,” shpjegoi ajo.

Ajo e mori idenë pasi një nga mësuesit e saj të matematikës sugjeroi me shaka që ajo të kandidonte për presidente sepse ishte një ‘vajzë shumë e pasionuar, e ndrojtur’.

‘Le ta vendosim atë në bordin e buletinit për të ardhmen’, tha DeGeneres.


MË SHUME NGA Magazina