Vaksinohet kundër COVID-19, aktori i njohur e quan veten njeri me fat
Sean Penn, 60 vjeç e quan veten ‘njeri me fat’ pasi ndau një imazh duke u vaksinuar me vaksinën kundër koronavirusit.
Sean Penn mundi të marrë frymë lehtësimi të martën pasi ndau një foto të tij duke marrë vaksinën e koronavirusit, shkruan Daily Mail.
Aktori 60-vjeçar postoi një imazh të tij në Twitter duke marrë një vaksinë në krah, megjithëse nuk specifikoi nëse ishte pjesa e parë apo e dytë.
‘Unë jam një njeri me fat,’ shkroi ai ndërsa falënderonte Departamentin e Zjarrfikësve në Los Anxhelos dhe anëtarët e stafit të ‘vijës së frontit’ në organizatën e tij CORE, e cila ka ndihmuar në administrimin e testeve COVID-19 rreth Los Anxhelos.
Ai u shfaq me maskë në fytyrë, për t’u mbrojtur nga infektimi me koronavirus. Fituesi i çmimit “Oscar” ngriti mëngën ndërsa një tjetër njeri ia injektoi vaksinën në krah.

Aktualisht, Los Angeles po ofron vaksinën e koronavirusit për njerëzit mbi 65 vjeç, të cilët janë në rrezik më të madh nga komplikime serioze ose vdekje nëse kontraktojnë virusin, si dhe stafit dhe banorëve të institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor.
























