50 vjeçare merr pjesë në Javën e Modës në Paris
BKT
Magazina

50 vjeçare merr pjesë në Javën e Modës në Paris

Ajo është një nga supermodelet e famshme në botë.

Naomi Campbell goditi pasarelën për shfaqjen e  markës Fendi në Javën e Modës në Paris, Haute Couture, të mbajtur të martën në Palais Brongniart.

50 vjeçarja iu bashkua modeleve në moshë më të re duke marrë vëmendje me fustanin prej mermeri, flokët e saj i kishte kapur teksa ecte në pasarelë mori gjithë vëmendjen.

Përveç Naomit aty morën pjesë edhe modele tjera të njohura si Bella Hadid, Cara Delevigne.

Ndryshe, Java e Modës u vendos të mbahet edhe pse pandemia vazhdon të jetë e pranishme në të gjitha vendet e botës, megjithatë mediat e huaja raportojnë se gjithçka ka qenë në kontroll me masa anti-Covid.


MË SHUME NGA Magazina