Vota e diasporës, Celibashi: Drafti është për konsultim te partitë politike
BKT
Shqipëri

Vota e diasporës, Celibashi: Drafti është për konsultim te partitë politike

Kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi, tha ditën e sotme se drafti për votën e diasporës është përcjellë për konsultim tek partitë politike dhe përfaqësuesit e diasporës.

Ai u shpreh se shpreson që nga fundi i javës të vendoset se çfarë do të ndodhë me këtë çështje.

“Draftin për votën e diasporës e kemi përcjellë për konsultim tek partitë politike dhe përfaqësuesit e diasporës. Shpresoj qe​ fundi javës tjetër, të jetë momenti kur rregullatori të shqyrtohet projekt aktin për votën e emigrantëve lidhur me procedurën për regjistrimin e emigrantëve shqiptarë në regjistrin përkatës”, tha ai./TCH


MË SHUME NGA Shqipëri