Ilir Meta mesazh për zgjedhjet: Përmbysje demokratike më 25 prill
Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit, ku ka theksuar se do të ketë përmbysje demokratike.
Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thekson se zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar më herët.
“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë. Përmbysje demokratike më 25 prill 2021”, shkruan presidenti.
Ditët e fundit nuk kanë munguar edhe reagimet e presidentit ndaj qeverisë Rama.
Meta ka theksuar se aktualisht mungon ndihma e strukturave shtetërore në zonat e përmbytura dhe qeveria menjëherë duhet të marrë masa për këtë situatë, njofton euronews.albania.
Sakaq, kreu i shtetit është shfaqur i shqetësuar edhe për situatën e koronavirusit, ku ka apeluar për qartësi në planin e menaxhimit të pandemisë së COVID-19, pasi rastet me infeksione po shtohen dita ditës.























