Vakancat në KLP, prokurorët votojnë sot për dy emrat
BKT
Shqipëri

Vakancat në KLP, prokurorët votojnë sot për dy emrat

Ka nisur mëngjesin e së enjtes mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë për zgjedhjen e 2 anëtarëve të rinj.

Vakancat u krijuan pas shkarkimit nga Vetting-u të Besnik Canit dhe Arben Dollapaj. 5 prokurorët në garë janë sot përballë zgjedhjes që do të duhet të bëjnë 273 prokurorë në total.

Që të nisë procesi, jo më pak se gjysma e tyre, duhet të konfirmojnë prezencën. Për shkak të situatës nga Covid-19 po bëhet regjistrimi pjesë-pjesë i tyre dhe pasi të verifikohet kuorumi do të vazhdohet me procesin e votimit, i cili gjithashtu duhet të zhvillohet me faza, njofton A2news.

Pritet gjatë ditës edhe fjala e Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, Olsian Çela.


MË SHUME NGA Shqipëri