12:33 / 28.01.2021
Aktori i famshëm paraqet kërkesën për divorc nga bashkëshortja
Tim Robbins thuhet se ka bërë kërkesë për divorc nga gruaja Gratiela Brancusi, fakt për t`u habitur, pasi askush nuk e dinte se çifti ishte martuar.
Ndërsa asnjëri nuk e konfirmoi lidhjen e tyre, çifti është parë disa herë në tapetin e kuq që prej asaj kohe.
Ata gjithashtu kanë kaluar kohë me fëmijët e rritur të Robbins, të cilët ai ndan me ish gruan, Susan Sarandon.
Sipas TMZ , ylli i "Shawshank Redemption" paraqiti dokumentet e divorcit të mërkurën, në Los Angeles.
Por pavarësisht kësaj, është e paqartë kur ata u martuan.
Thashethemet filluan për një marrëdhënie midis aktorit, 62 vjeç dhe Brancusi, në vitin 2018.























