Nisin hetimet ndaj Ronaldos, dyshohet se theu rregullat anti-COVID
BKT
Sport

Nisin hetimet ndaj Ronaldos, dyshohet se theu rregullat anti-COVID

Policia e qytetit të Aostas në Itali ka filluar hetimet ndaj Cristiano Ronaldos.

Sulmuesi i Juventusit dyshohet se ka thyer rregullat anti-COVID duke e kaluar kufirin për të skijuar në një shtet tjetër.

Policia ka konfirmuar për Reuters se portugezi po hetohet për një udhëtim në qytetin alpin të Courmayeur së bashku me të dashurën e tij Georgina Rodriguez, të martën dhe të mërkurën, shkruan Sinjali Sport.

Videot ku shihej portugezi jashtë vendit u bën publike përmes rrjeteve sociale.

Ronaldo më së shumti mund të dënohet me gjobë.