20:47 / 28.01.2021
Dua Lipa dhe Calvin Harris arrijnë 700 milionë klikime me “One Kiss”
Dua Lipa shënoi një tjetër sukses me këngën "One Kiss".
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, numëron shumë bashkëpunime me emra të njohur.
Një projekt shumë i suksesshëm i saj është “One Kiss”, të cilin më 2018 e solli në bashkëpunim me Calvin Harris.
Kënga në fjalë ka arritur shifrën prej 700 milionë klikime në kanalin YouTube, sukses të cilin nuk e arrijnë shumë artistë.

Këtij suksesi i është gëzuar jashtë mase Dua, e cila është duke punuar edhe shumë projekte të reja.
Ndryshe, “One Kiss” është videoklipi i tretë i Dua Lipës që e arrin këtë shifër klikimesh në kanalin YouTube.























