22:31 / 28.01.2021
Zhegrova asiston në fitoren e Basel
Një gol i gjithi produkt shqiptar është shënuar në sfidën Sion-Basel të enjten. Pas një asisti të Edon Zhegrovës ka shënuar Pajtim Kasami.
Basel ani se mysafir ka fituar 3-2.
Golat e tjerë për Basel janë realizuar nga Timm Klose dhe Ricky van Wolfswinkel.
Për Sion të dy golat i ka shënuar Gaetan Karlen.
Pas kësaj fitore Basel gjendet në pozitën e dytë në tabelë.























