Dështon seanca e parë në Gjykatën e Posaçme për Adriatik Llallën
Dështon seanca e parë në Gjykatën e Posaçme ndaj ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Gazetari Eni Ferhati raporton se shkak i shtyrjes së seancës ndaj Llallës u bë pasi mbrojtja kërkoi përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka.
Sipas avokatit, çështja është dërguar në Gjykatën e Lartë dhe nuk mund të vazhdojë procesi derisa të shprehet kjo gjykatë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e Llallës për rekurs, njofton euronews.albania.
Gjatës seancës të së premtes të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ambasadës amerikane.
Seanca e radhës u vendos të zhvillohet më datë 3 shkurt ora 14:00.
Më 25 janar, ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla bëri rekurs në Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që riktheu sekuestron e pasurive të tij.
Hetimi ndaj Llallës u regjistrua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit më 15 mars 2018 nën akuzat e fshehjes së pasurisë, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të parave.
Më pas kjo dosje u transferua në ish-prokurorinë e Krimeve të Rënda.























