Vetëvritet 28-vjeçarja në Tiranë, hidhet nga kati i 5-të i pallatit
BKT
Shqipëri

Vetëvritet 28-vjeçarja në Tiranë, hidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme. Një 28-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 5 i pallatit ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në rrugën “Prokop Mima”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.01.2021, rreth orës 12:20, në rrugën “Prokop Mima” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 5-të të pallatit ku banonte shtetasja L. H., 28 vjeçe, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shendetit mendor./GazetaExpress/

 


MË SHUME NGA Shqipëri