KLD i jep kohë gjyqtares Hoxha të përgatisë mbrojtjen deri më 15 shkurt
Pasi magjistratja Enkeleda Hoxha është shkarkuar nga detyra, Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka dhënë afat të përgatisë mbrojtjen e saj deri më 15 shkurt.
Sipas Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, duke qenë se gjyqtarja është njoftuar që në korrik të vitit 2020 për shkarkimin, nuk ka arsye që t’i jepet më shumë kohë.
Shkarkimi i saj kërkohet me argumentin se ka shkelur ligjin dhe ka thyer besimin publik duke liruar persona të rrezikshëm në Gjykatën e Krujës, njofton euronews.albania.
"Veprimet dhe sjelljet e magjistrates përbëjnë shkelje disiplinore që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin. Gjashtë vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit", thuhej në shkresën ku kërkohej shkarkimi i gjyqtares Hoxha.























