Ambasadorja Yuri Kim: Në lista mos vendosni të korruptuar
Yuri kim, Ambasadore e SHBA-së në Shqipëri, u ka bërë përseri thirrje liderëve të partive politike, që mos të vendosin në listat e tyre për zgjedhje, njerëz të korruptuar
yuri Kim: Ne po bashkëpunojmë edhe me kryetarët e partive, duke i inkurajuar, mbase duke i bezdisur pakëz, për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore për të mos futur në lista kandidatë që ofendojnë votuesit, që nuk respektojnë demokracinë dhe që promovojnë korrupsionin. Kryetarët e partive duhet të heqin çdo lidhje ndërmjet krimit dhe politikës dhe jo t’i vendosin ato në krye.
Përgjegjësinë për të mbajtur larg politikës personat me rekorde kriminale, Yuri Kim nuk e ndal vetëm tek partitë politike.
Yuri Kim: Zbatimi i plotë i ligjit të dekriminalizimit është esencial për të ardhmen euro-atlantike të Shqipërisë. Votuesit shqipar duhet të marrin përgjegjësitë e tyre./Topchannel/























