Rita Ora e emocionuar për premierën e filmit “Twist”, ku vjen si aktore
BKT
Magazina

Rita Ora e emocionuar për premierën e filmit “Twist”, ku vjen si aktore

Sot jepet premiera e filmit "Twist".

Filmi i shumëpritur “Twist” me protagoniste Rita Orën, sot do të publikohet në Sky TV.

Këngëtarja, në këtë film do ta luajë rolin e Artful Dodger, ku aktron krah emrave të njohur të kinematografisë.

Pak orë para se të jepet premiera e filmit, Rita me anë të një postimi në rrjete sociale, u shpreh shumë e emocionuar për këtë projekt.

Ajo thotë se gjatë xhirimeve të filmit ka bërë edhe shumë miq të mirë, që i konsideron si familje, ndërsa falënderon gjithë ekipin për bashkëpunim.

“Wowww…Më në fund! Shumë e ngazëllyer! E bëra familjen dhe shokët më të mirë ndonjëherë gjatë xhirimeve të kësaj, @iamlenaheadey, @rafflaw, Michael Caine, @officialfranzd, @sophiesimnett, @jasonmaza, Matt, Martin, Charlie, i gjithë ekipi i glamit, ju e dini kush jeni! I gjithë ekipi! Shumë falënderuese për këtë eksperiencë! Twist publikohet sot në  @skytv!! ”, ka shkruar Rita.

Rita Ora së fundi ka udhëtuar për në Australi, ku sipas medieve të huaja, do të detyrohet të karantinohet për 14 ditë. 


MË SHUME NGA Magazina