18:45 / 29.01.2021
Prishtina fiton ndaj klubit rus
Gjuajtja e Qendrim Zybës nga 30 metra (32`) dhe gjuajtja e saktë nga afërsia prej Leonit Abazit (47`) që i dhanë Prishtinës fitoren përballë ish-anëtarit të elitës së futbollit rus në edicionin e kaluar, Orenburg.
Ndeshja është mbyllur 2-1.
Rusët shënuan gol me penallti (Maksim Palienko - 90').
Kjo ishte ndeshja e dytë testuese e Prishtinës gjatë përgatitjeve në Turqi.
Prishtina ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën me 31 janar ndaj skuadrës së kategorisë së dytë polake, Korona Kielce dhe jo siç ishte paparë më herët me ukrainasit e Rukh Lviv.























