Bella Hadid shfaqet plot stil rrugëve të Nju Jorkut
BKT
Magazina

Bella Hadid shfaqet plot stil rrugëve të Nju Jorkut

Bella Hadid u fotografua në Nju Jork, e veshur me plot stil.

Pavarësisht pandemisë, Bella Hadid nuk e ka ndalur punën dhe është goxha aktive gjatë kësaj periudhe.

Ajo qëndroi për disa ditë në Paris, por sërish është rikthyer në Amerikë, ku edhe po punon për projektet e radhës.

Modelja, së fundi u fotografua nga paparacët në Nju Jork, teksa ishte veshur me një kostum shumëngjyrësh.

Këtë kostum, i cili ia theksonte linjat trupore asaj, Bella e kombinoi me një xhaketë të gjerë dhe çantë të zezë.

Ajo u kujdes të merrte masa mbrojtëse kundër COVID-19, teksa kishte vendosur maskë në fytyrë. 


MË SHUME NGA Magazina