22:54 / 29.01.2021
Rihanna feston pesëvjetorin e albumit “Anti”
Rihanna kujtoi datën e lansimit të albumit të ri.
Rihanna ka kohë që është më shumë e fokusuar në biznes, duke lënë anash muzikën.
Ajo që një kohë të gjatë ka paralajmëruar rikthimin me projekte të reja muzikore, por ende nuk ka diçka të re.
Përmes postimeve të fundit, Rihanna kujtoi publikimin e albumit “Anti”, pesë vite më parë, duke i kujtuar edhe sukseset e tij.
Ajo përmblodhi sukseset e këngëve të albumit përmes një videoje, ndërsa falënderoi të gjithë fansat për mbështetjen.























