14:00 / 31.01.2021
Zirkzee nga Bayern kalon te Parma
Nuk ka më dyshime, talenti i Bajernit, Joshua Zirkzee është përforcimi i fundit i Parmas në merkato. Palët kanë arritur akordin, teksa bëhet fjalë për një huazim të 19-vjeçarit deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje nga klubi emilian për shumën e 15 milionë euro.
Siç transmeton "Panorama", edhe pse nga Bayern e mohouan kalimin e Zirkzee në Serinë A, ka qenë vetë futbollisti i cili në një prononcim për Bild, ka konfirmuar transferimin, duke u shprehur:
“U desh pak kohë, por jam i lumtur që transferimi im në Seria A u finalizua. Mendoj se do të kem mundësinë të rritem te Parma dhe shpresoj të ndihmoj skuadrën sa më shumë të jetë e mundur“, deklaroi Zirkzee.























