14:04 / 31.01.2021
Një tjetër klub i Serisë A do bëhet me pronarë amerikanë
Një ndryshim i papritur ka ndodhur te skuadra e Serisë A, Specza. Këta të fundit u ngjitën në elitën e futbollit italian këtë sezon, me presidentin Gabriele Volpi që këtë arritje të klubit e shijoi për herë të parë.
Megjithatë thuhet se tani ky i fundit ka marrë një vendim të papritur, teksa ka vendosur të shesë aksionet e klubit. Volpi është në bisedime të avancuara me një fond amerikan, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, transmeton Panorama.
Marrëveshja duket shumë afër dhe në ditët e ardhshme pritet të vijë zyrtarizimi. Në këtë situatë, Spezia do bëhej klubi i 6-të me pronarë amerikanë.























