15:48 / 31.01.2021
Prishtina fiton ndaj polakëve të Korona Kielce
Dy gola të Genjtan Muçës me kokë (4`, 22`) si dhe goli i kapitenit Lorik Boshnjaku (39`), kanë bërë që Prishtina të fitojë kundër ish-anëtarit të elitës së futbollit polak, Korona Kielce.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Me këtë ndeshje bardhekaltrit mbyllin ciklin e ndeshjeve përgatitore, kurse nesër para mesnatës skuadra rikthehet në kryeqendër.
Më 10 shkurt Prishtina ndeshet në 1/8 e finales së Kupës ndaj Dritës.























