16:55 / 31.01.2021
Fiton Lazio, Muriqi shënon sërish
Lazio ka fituar kundër Atalantas, ndërsa Vedat Muriqi sërish ka shënuar gol.
Ndeshja e zhvilluar të dielën mes Atalanta dhe Lazios ka përfunduar me rezultatin 1-3.
Lazio ka kaluar në epërsi qysh në minutën e tretë përmes Adam Marusic. Golin e dytë për klubin nga Roma e ka shënuar Joaquin Correa në minutën e 51-të.
Atalanta ka zbutur epërsinë përmes Mario Pasalic në minutën e 79-të.
Vula e futores për Lazion i është dhënë nga Vedat Muriqi në minutën e 82-të. Sulmuesi kosovar kishte hyrë në fushë vetëm dy minuta më herët.
Pas kësaj ndeshje Lazio gjendet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A, kurse Atalanta në vendin e pestë.























