Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Në një lidhje të drejtpërdrejt nga QMF te Lagjja e Muhaxherve, do të jetë Nyrtene Jupolli, Infermiere, e cila na tregon më shumë rreth shërbimeve shtëpiake për kontrolla mjekësore.

Mysafire në studio do të jenë Hatixhe Zeka - menaxhere e programit edukativ në OJQ “Toka” si dhe Bardhe Krasniqi, super vullnetare, ato na flasin për VULLNETARIZMI EDUKATIV.

Po ashtu në një lidhje të drejtpërdrejt do të jetë Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, na tregon se "ÇFARË MOTI NA PRET KËTË JAVË"?

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme