Shpërndarja e fondeve për partitë, KQZ gati projekt-vendimin
BKT
Shqipëri

Shpërndarja e fondeve për partitë, KQZ gati projekt-vendimin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka gati projekt-vendimin për shpërndarjen e fondeve për partitë politike.

140 milionë lekë do të jetë fondi që do t’ju shpërndahet partive politike për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. KQZ ka gati projektvendimin, i cili pritet të miratohet javën e parë të muajt shkurt.

Euronews Albania ka siguruar edhe dokumentin ku janë të ndara shumat për secilën parti, duke përfshirë edhe partitë që dogjën mandatet 2 vite më parë.

Shpërndarja e parave është bërë në bazë të votave që secila parti ka siguruar në zgjedhjet e kaluara.

Pjesën më të madhe të parave e merr Partia Socialiste me 63 milionë lekë, Partia Demokratike me 38 milionë lekë, Lëvizja Socialiste për Integrim 20 milionë lekë, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet 7 milion lekë, Lista e Barabartë 4 milionë dhe Partia Social Demokrate 5 milionë lekë.


MË SHUME NGA Shqipëri