Injorohen masat mbrojtëse, mijëra të infektuar me Covid-19 në Elbasan
BKT
Shqipëri

Injorohen masat mbrojtëse, mijëra të infektuar me Covid-19 në Elbasan

Shifrat e infektimeve me Covid-19 po njohin rritje të vazhdueshme dhe të pandalshme edhe në qytetin e Elbasanit.

Çdo ditë zyrtarizohen dhjetëra raste të reja, ndërsa në total janë mbi 1300 persona aktivë me Covid-19.

Nuk është e vështirë të kuptosh që qytetarët nuk i zbatojnë siç duhet masat parandaluese kundër përhapjes së Covid-19. Ata shprehen vetë se në institucione apo zyra të shërbimit publik, nuk respektohen masat, njofton A2news.

Gati një vit pas shpalljes së gjendjes së pandemisë, ende ka të rinj që vazhdojnë e marrin me të qeshur rrezikun e infektimit, ndërsa për mbajtjen e masave as që bëhet fjalë.

E ndërsa qytetarët janë sa të pasensibilizuar aq edhe indiferentë ndaj masave, Covid-19 vijon përhapjen dhe infektimin me ritmet e shpejta.


MË SHUME NGA Shqipëri