Meta: Qeveria të marrë masa për parandalimin e përhapjes së COVID 19
BKT
Shqipëri

Meta: Qeveria të marrë masa për parandalimin e përhapjes së COVID 19

Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen drejtuar qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës.

Në kushtet kur numri i të prekurve me Covid-19 po rritet çdo ditë me ritme tepër të larta shqetësuese, Presidenti i vendit, Ilir Meta, ka përsëritur thirrjen drejtuar qeverisë për të ndalur urgjentisht propagandën boshe dhe për të hartuar një plan konkret afagjatë, për menaxhimin efikas të situatës, që po del nga kontrolli, duke filluar nga përmirësimi i prekshëm i kushteve në spitale, tek publikimi i një strategjie për vaksinimin e popullatës, që nuk mund të lihet në mëshirë të fatit."COVID-19 nuk po ndalet!  Ndaloni menjëherë pagesat buxhetore për PPP-të! Asgjë nuk ka më shumë vlerë se shëndeti dhe jeta e shqiptarëve!  Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët, jo për oligarkët" apelon zoti Meta. 

Sipas presidentit Meta në raport me popullsinë, Shqipëria ka zënë vendin e parë në Europë për numrin e jetëve të humbura nga COVID-19, me një rritje të përllogaritur në  +111% për muajt nëntor-dhjetor. Ky fakt tepër tronditës dëshmon qartë se plani i masave për përballimin e pandemisë, ka dështuar në prioritetin kryesor: mbrojtjen e sa më shumë jetëve njerëzore./RTSH


MË SHUME NGA Shqipëri