ZYRTARE: Roma transferon talentin Reynolds
BKT
Sport

ZYRTARE: Roma transferon talentin Reynolds

Roma zyrtarisht ka kompletuar transferimin e talentit Bryan Reynolds nga FC Dallas.

Seria A ka konfirmuar se “Romakët” kanë regjistruar mbrojtësin e krahut me prejardhje amerikane, transmeton lajmi.net.

19-vjeçari që kërkohej edhe nga Juventusi, iu bashkua Romas për 7.5 milionë euro.

Reynolds tani është lojtari i tetë amerikan që transferohet në Itali, mirëpo vetëm pesë prej tyre kanë bërë debutimin në Seria A.

Reynolds shihet si një ndër talentët e të ardhmes dhe mbetet për t’u parë nëse do gjejë formën te skuadra italiane./Lajmi.net/